PD denoncon Vëngun, Vangjeli: Rrethimi i bazës në Mengël në Elbasan, tenderi 460 mijë euro shkon për familjarët e PS

PD denoncon Vëngun, Vangjeli: Rrethimi i bazës në Mengël në Elbasan, tenderi 460 mijë euro shkon për familjarët e PS

Partia Demokratike ka ngritur sot alarmin për një tjetër rast të shpërdorimit të fondeve publike, këtë herë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi qeverinë se ka kthyer tenderat shtetërorë në instrument për pasurimin e familjarëve dhe klientëve të Partisë Socialiste. Objekt i denoncimit është një procedurë e kufizuar tenderimi e zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga ministri Pirro Vëngu, për projektin: “Ndërtimi i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemi i vëzhgimit me kamera, rrjeti i ndriçimit perimetral, ndërtimi i portave hyrëse dhe vendqëndrimi i rojeve në pronën nr. 318 dhe 319, Mengël, Elbasan”. Sipas Vangjelit, në këtë procedurë konkurruese mori pjesë vetëm një operator ekonomik, i cili u shpall fitues me...