Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Bujar Leskaj dhe kandidatët e PD-ASHM në Drashovicë, porta e Labërisë hapet për ndryshimin
                            Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, vijon takimet e tij me qytetarët në çdo cep të krahinës. Gjatë një takimi në Drashovicë, portën e Labërisë, Leskaj prezantoi kandidatin e ri për deputet, Mario Runa, si dhe programin e PD-së. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të zonës dhe rikthimin e vëmendjes për Selenicën dhe gjithë Lumin e Vlorës, të cilat kanë vuajtur mungesë investimesh dhe vëmendjeje nga qeveria aktuale. Leskaj u shpreh se takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar problemet e banorëve të zonës dhe për t’u angazhuar për zgjidhjen e tyre. Ai prezantoi disa nga pikat kryesore të programit të PD-së, të cilat përfshijnë reformën territoriale, përcaktimin e minimumit jetik dhe dyfishimin e buxhetit për bujqësinë dhe...