Trump: Gati për sanksione të mëdha kundër Moskës nëse NATO ndalon blerjen e naftës ruse

Trump: Gati për sanksione të mëdha kundër Moskës nëse NATO ndalon blerjen e naftës ruse

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se është gati të vendosë “sanksione të mëdha” ndaj Moskës nëse anëtarët e NATO-s ndalojnë blerjen e naftës ruse. Në një letër drejtuar anëtarëve të aleancës, të cilën e publikoi  në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi: “Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë filluar të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia.” Trump tha se beson që ndërprerja e blerjeve të naftës ruse, e kombinuar me vendosjen e tarifave ndaj Kinës prej 50 deri në 100 përqind, nga anëtarët e NATO-s dhe SHBA-të, do të ndihmonte në përfundimin e asaj që ai e...