Sot protestë në Hagë, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Sot protestë në Hagë, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Shqiptarë nga Amerika dhe Europa janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara. Protesta do të nisë në orën 14:00, dhe nuk do të mbahet para ndërtesës së Gjykatës Speciale për arsye sigurie.Lexo edhe :Related Posts Pjesëmarrësit, përfshirë ish-luftëtarë dhe qytetarë nga e gjithë bota, kanë përgatitur pankarta në anglisht për të kërkuar drejtësi. Kjo protestë vjen vetëm një ditë para se të nisë dëgjimi i dëshmitarit të parë të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së. James Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit, do të jetë dëshmitari i parë në mbrojtje të Hashim Thaçit. Procesi gjyqësor, i nisur në prill 2023, është në fazën përfundimtare, ndërsa mbrojtja pritet të dorëzojë shkresat finale...