Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Java e shkarkimit të Veliajt? “Rama 4” merr këtë javë dritën jeshile, PD e dobët përballë 84 kartonëve
Futjen në zyrën e kryetarit Niko Peleshi e bëri me agjendë në dorë. Porositë e lëna nga Edi Rama në asamblenë e PS-së për të reformuar komisionet kuvendore ishte vath në vesh për të, ku paraditen e të hënës do të nis punën për t’i jetëzuar. Ftesa për kryetarët e grupeve, e më konkretisht ato të opozitës si Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu, tingëllon më shumë si kortezi pas kundërshtisë opozitare për të ndryshuar komisionet, do t’i përgjigjen me forcën e kartonit. Pastaj 84 vota që në seancën e parë tregoi se asgjë nuk mund ta ndalw synimin e PS-së për të modifikuar strukturën funksionale të Kuvendit, ku sipas agjendës, të martën pritet të kemi seancën e radhës parlamentare për të miratuar strukturën...