46 aksidente të rënda me 7 viktima në Gjirokastër që nga janari

46 aksidente të rënda me 7 viktima në Gjirokastër që nga janari

Shifrat e aksidenteve rrugore në Qarkun e Gjirokastrës po pësojnë rritje problematike. Në periudhën janar-shtator të këtij viti janë regjistruar 46 aksidente rrugore të rënda si shkak i të cilëve kanë humbur jetën 7 persona. Numri më i lartë i aksidenteve me pasoja të rënda është regjistruar në rrugët kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije apo Kardhiq-Delvinë ndërsa nuk mungojnë edhe aksidentet në akset urbane dhe rurale. Sipas policisë lokale gjatë kësaj periudhe janë proceduar penalisht 72 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor mes të cilëve 44 shoferë janë ndaluar për shkak të konsumit të alkoolit në dhe 28 të tjerë pa leje drejtimi. Mosrespektimi i rregullave të qarkullimi dhe mbingarkesa e trafikut rrugor si shkak i fluksit të turistëve janë shkaqet kryesore të shtimit të...