Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Donika Dabishevci: Buka tek ne gjithmonë asht konsideru e shenjtë!
Buka tek ne gjithmonë asht konsideru e shenjtë. Përveç si fryt i tokës, punës e djersës, ajo asht pa edhe si dhuratë e bekim prej Zotit. E tuj mos e trajtu kurrë veç si ushqim, bukës i janë mveshë ndër shekuj kuptime t’shumta e t’thella, përmes t’cilave asht përcaktu marrëdhania e njeriut me natyrën, me tjetrin dhe me Zotin. Nga Donika Dabishevci Bukën nuk ka ba kurqysh me e hudhë, as me e shkelë, e nëse veç ka ra përdhe ndonji copë e saj, asht dashtë me e marrë, me e puthë, e me e vu në nji vend të denjë. Me buk’ janë pagëzu fëmijtë, janë beku martesat, janë përcjellë të vdekunit. Kush ka ngranë buk’ te ti, ka hy n’besë e mbrojtje tande...