Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Zhupa: Dhunimi i gazetarëve të Piranjave, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka dënuar dhunimin e gazetarit dhe operatorit të emisionit investigativ ‘Piranja’ nga presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi dhe ai i Tiranës, Refik Halili. Reagimi i deputetes Ina Zhupa: Dënoj me forcë aktin skandaloz të dhunës dhe kërcënimit ndaj ekipit të emisionit investigativ ‘Piranjat’, dhe veçanërisht ndaj gazetarit të guximshëm Edon Kuqi! Gazetari dhe operatori ishin në krye të detyrës, duke ushtruar misionin e tyre legjitim për të informuar publikun. Përballë tyre, jo vetëm arrogancë, por kërcënime të rënda me pengmarrje dhe ushtrim dhune, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias, profesionit të gazetarit dhe të drejtës kushtetuese të qytetarëve për t’u informuar. Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë detyrimin të hetojnë me shpejtësi dhe të vënë para drejtësisë autorët...