“Janë zhdukur emrat nga viti në vit”, Malaj për qeverinë e re: Asnjë surprizë, aty vendos vetëm një person

“Janë zhdukur emrat nga viti në vit”, Malaj për qeverinë e re: Asnjë surprizë, aty vendos vetëm një person

Ish-ministri Arben Malaj ka folur rreth kabinetit të ri të kryeministrit Edi Rama dhe çfarë pret nga kjo qeveri në 4 vitet e ardhshme. Duke qenë se i gjithë mandati është i fokusuar te integrimi, Malaj deklaroi se është shumë e rëndësishme që kryenegociatorja dhe negociatorja nuk ndryshuan. “Nuk u habita. Është një markë e Ramës që kështu i bëj qeveritë. Nuk jam i bindur që e marrin vesh ministrat në minutën e fundit. Diskutohej në Kryesi e më pas vendosej në kohën tonë. Ministër është pozicion kushtetues dhe kur betohesh para kushtetutës, përgjegjësia është e jotja. Janë zhdukur emrat nga viti në vit. Fushatën e bën vetëm kryeministri. E rëndësishme që kryenegociatorja dhe negociatorja nuk kanë ndryshuar. Buxheti nuk ka funksionuar si duhet, ka...