Partizani kapitullon në “Loro Boriçi”, gjithçka vendoset në kohën shtesë

Partizani kapitullon në “Loro Boriçi”, gjithçka vendoset në kohën shtesë

13 Shtator 2025 21:03 Telesport Vllaznia-Partizani, kryesfida e javës së tretë në Superiore është mbyllur 4-1 për shkodranët. Në “Loro Boriçi” të parët kaluan në avantazh “Demat e Kuq”. Isgandarli shënon për të kuqtë, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Gudjufi. Barazimi për shkodranët erdhi nga Bekim Balaj në minutën e 36-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 55-të, Bismark ka kontakt me Alban Hoxhën dhe arbitri jep fillimisht penallti. Por, me ndërhyrjen e VAR, arbitri tërhiqet nga vendimi i mëparshëm dhe anullon penalltinë. Në kohën shtesë, erdhi përmbysja e madhe e shkodranëve duke shënuar tre gola të shpejtë. Fillimisht Balaj nga pika e bardhë e penalltisë e fituar nga Bismark, pasi u pengua nga Bytyçi. Esin Hakaj dhe Bismark...