Alarm në qytetin bregdetar/ Tritol në hotelin e  ish kryebashkiakut, policia rrethon zonën

Alarm në qytetin bregdetar/ Tritol në hotelin e ish kryebashkiakut, policia rrethon zonën

Një sasi lënde shpërthyese është gjetur pasditen e së shtunës pranë një hoteli në qytetin e Durrësit, në pronësi të ish-kreut të kësaj bashkie Vangjush Dako, i vendosur në lagjen nr.1 në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”. Lënda shpërthyese, e dyshuar si tritol, ishte e lidhur me një celular dhe mendohet se ishte gati për t’u aktivizuar. Ekzekutoi 2 persona në Shkodër, Ragip Gila izolohet në paraburgimin 302 në TiranëMenjëherë janë njoftuar forcat e policisë dhe ato xheniere, të cilat kanë rrethuar vendngjarjen dhe më pas kanë kryer shpërthim të kontrolluar të mjetit shpërthyes. Paraprakisht nuk ka të dyshuar se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin në hotelin e Dakos, teksa policia po mbledh kamerat e sigurisë në zonë për të krijuar një identikit të autorit.