Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tifozët e Vllaznisë premtojnë spektakël, “Loro Boriçi” pritet i mbushur ndaj Partizanit
Një “armë” më shumë për Vllazninë në ndeshjen e rradhës kundër Partizanit pritet të jenë tifozët. Mbështetësit shkodranë që në vite kanë qenë të shumtë jo vetëm në tribunat e “Loro Boriçit”, por edhe jashtë Shkodrës, edhe kësaj rradhe duket se do të jenë pranë ekipit. Kjo në një ndeshje që gjithmonë ka prodhuar përballje interesante, me të kuqtë që patjetër janë ndër rivalët historikë të Vllaznisë. E përballje të tilla patjetër kërkojnë të shijohen nga publiku shkodran, që njihet për “dashurinë” e tyre për futbollin e bukur. Po ashtu kurioziteti për të parë skuadrën dhe futbollistët e afruar gjatë merkatos në “top” formë është i madh. Me emra si: Kastrati, Kallaku apo Bismark së fundmi që ngjallin shumë kureshtje në rradhët e tifozerisë kuqeblu....