Kush fshihet pas atentatit që tronditi Shkodrën? Ish-prokurori ngre alarmin: Në qytet ka lagje ku nuk hyn dot policia

Kush fshihet pas atentatit që tronditi Shkodrën? Ish-prokurori ngre alarmin: Në qytet ka lagje ku nuk hyn dot policia

Në një emision televiziv, ish-prokurori Eugen Beçi komentoi atentatin e rëndë që ndodhi së fundmi në Shkodër, ku Ragip Gila vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë. Beçi theksoi se ngjarja nuk mund të shihet si një akt individual, por si pjesë e një përplasjeje të mundshme mes grupeve kriminale apo fiseve. “Krimi i organizuar po ndërthuret me hakmarrjen”, tha ai, duke shtuar se në disa lagje të qytetit, policia nuk arrin të hyjë. Sipas tij, në këto zona janë krijuar baza të krimit, dhe nevojitet ndërhyrje e gjerë e shtetit dhe strukturave sociale për të rikthyer kontrollin. Ish-prokurori Eugen Beçi: Ngjarja ndodhi në Shkodër, ku krimi i organizuar po ndërthuret me hakmarrjen dhe po krijon situatë tepër të rënduar. Te ngjarja në Shkodër...