NATO forcon kufirin lindor/ Trump: Vendet e aleancës të mos blejnë naftën ruse

NATO forcon kufirin lindor/ Trump: Vendet e aleancës të mos blejnë naftën ruse

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke theksuar se një veprim i tillë do të ndihmonte në përfundimin e luftës në Ukrainë. Përmes një postimi në  Truth Social  kreu I shtëpisë së bardhë  kritikoi disa shtete të aleancës veriatlantike për  vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse”. “Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë nisur të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s TË NDALIN BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA. Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të FITUAR ka qenë shumë larg 100%-shit,...