VIDEO/ Çfarë ndodh me Diellën në rast korrupsioni? Ironia e Gjokutaj: Do ta pushkatojnë online

VIDEO/ Çfarë ndodh me Diellën në rast korrupsioni? Ironia e Gjokutaj: Do ta pushkatojnë online

Avokati dhe analisti Genc Gjokutaj ka ironizuar idenë e krijimit të një ‘ministrie virtuale’ për luftën kundër korrupsionit, e njohur ndryshe si ‘Diella’, duke e quajtur një manovër qesharake dhe të padobishme. Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Gjokutaj është shprehur se, në rast korrupsioni Diella do të pushkatohet online. ‘Askush nuk do të akuzohet. Do të pushkatohet Diella virtualisht. Do bëjnë ndonjë emision. Profili i këtij kryeministri dhe qeverie është i tillë.’ ‘Korrupsioni do gëlojë dhe Diella do vazhdojë, dhe do t’i lihet Diellës. Pra do hidhet kripë në ujë, kripa do të tretet – ky është korrupsioni qeveritar. Kjo është një metodë e stërholluar,’ u shpreh Gjokutaj. Ai shtoi se kjo nismë i ngjan një projekti...