Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bordin debuton me barazim te Tirana, Egnatia merr fitoren e parë për këtë sezon. Laçi provon humbjen e parë në Kategorinë e Parë
Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së tretë të Superiores. Tirana barazoi 1-1 ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi”, trajneri italian Roberto Bordin debuton me 1 pikë në krye të bardhebluve. Vendasit gjetën avantazhin pas 6 minutash lojë, ku Tabekou shënoi pas topit të ardhur nga goditje këndi. Barazimi i vendasve erdhi në fillim të pjesës së dytë, ku Bourard përfitoi nga një përgjumje e mbrojtes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Në “Adush Muça”, Bylis u mposht 0-1 nga Egnatia. Goli për rrogozhinasit u shënua në minutën e 56-të nga Flamur Ruçi, i cili shënoi pasi tentativa e parë e Buric u ndal nga portieri vendas. Kujtojmë që në pjesën e parë, Edison Ndreca gaboi nga pika...