Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mos e nënvlerësoni xhelin për thonj/ BE paralajmëron për rreziqet ndaj shëndetit riprodhues
Prej 1 Shtatorit 2025, në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, është ndaluar përdorimi dhe tregtimi i përbërësit TPO në produktet kozmetike. Ky përbërës gjendet kryesisht në xhelin e thonjve, i cili përdoret gjerësisht në sallonet e bukurisë. TPO është një substancë që aktivizohet në kontakt me rrezet UV ose LED dhe shërben për shpejtësinë në tharje të xhelit dhe qëndrueshmërinë e lartë, megjithatë është vërtetuar se sjelle probleme në shëndet. “Atëherë manikyri xhel zgjat rreth 30 minuta. Xheli një orë, kurse tipsi një orë e gjysmë, varet, sepse disa goca kërkojnë dizajne të veçanta, me piktura, dhe këto marrin më shumë kohë. Ai ndihmon që xheli të thahet më shpejt në llampë, domethënë bën polarizimin më të shpejtë”,- shprehet estetistja Viola Çela. TPO është...