Rama mburret me kroçerën luksoze në Sarandë

Rama mburret me kroçerën luksoze në Sarandë

Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot me entuziazëm mbërritjen e kroçerës luksoze “Voyager of the Seas” në portin e Sarandës, duke e cilësuar një tjetër sukses në rritjen e turizmit detar në vend. Kroçera gjigante, që viziton për herë të parë këtë port, u bë pjesë e një sezoni rekord për qytetin bregdetar, ku vetëm në 8 muajt e parë të vitit është shënuar një rritje prej 21% të pasagjerëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Voyager of the Seas” është një prej 70 kroçerave të planifikuara për të ndalur në Sarandë gjatë këtij sezoni, duke i dhënë qytetit një profil gjithnjë e më ndërkombëtar dhe duke u paraqitur si tregues i zhvillimit ekonomik.