“Fatura rriten, rubinetat thahen”, PL ‘thumbon’ Ramën: Mashtruat me 24 orë ujë, sot kryeqytetasit pijnë premtime

“Fatura rriten, rubinetat thahen”, PL ‘thumbon’ Ramën: Mashtruat me 24 orë ujë, sot kryeqytetasit pijnë premtime

Në një kohë kur Tirana pretendohet të jetë qyteti më i zhvilluar i vendit dhe një qytet europian, qytetarët e saj përballen çdo ditë me një krizë elementare dhe të papranueshme: mungesën e ujit të pijshëm. Në një deklaratë për media, anëtari i Këshillit Bashkiak, Artan Distafa, hodhi dritë mbi këtë realitet të hidhur dhe shpalos të vërtetat e dhimbshme për paaftësinë, mashtrimet dhe propagandën që kanë karakterizuar qeverisjen në nivel lokal dhe qendror ndër vite.Deklarata e anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa. Të nderuar qytetarë, sot Tirana është në nivelin më të ulët të rajonit dhe Europës për furnizimin me ujë. Kryeqytetasit marrin vetëm 3 deri në 5 orë ujë në ditë, ndërkohë që në shumë lagje të kryeqytetit,...