Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Ne nuk kemi rënë ndonjëherë nga Kategoria”, Dobi ngre entuziazmin: E kthejmë Teutën ku i takon…
Teuta kërkon tri pikët në ndeshjen kundër Vorës, e cila do të jetë premiera për këtë sezon në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq optimist përpara mediave, ndërsa theksoi se kundërshtari meriton vlerësim maksimal. Gjithashtu, Dobi, i cili rikthehet pas tri vitesh në Superiore, u shpreh se Teuta vjen me një vizion të ri dhe kërkoi mbështetjen e tifozëve për ta kthyer në një festë sportive ndeshjen me Vorën. Si e gjetët kampionatin shqiptar pas rikthimit? Pas tre vitesh, disa gjëra kanë ndryshuar. Mendoj se ekipi i Teutës është komplet në rindërtim. Jemi të vetëdijshëm për situatën që kemi dhe ku do të fokusohemi. Kush do të jetë moto? Të jemi të ndërgjegjshëm, të vetëdijshëm dhe mbi të gjitha të fokusohemi te ndeshja...