Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ministrja “Diella”, hajdute e padukshme”, Berisha: Begaj, kukulla e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike ka sulmuar Presidentin Bajram Begaj, duke e quajtur “kukulla e Edi Ramës”, pasi mandatimit të Kryeministrit edhe për të krijuar dhe mbikëqyrur ministren me inteligjencë artificiale, Diella. “Në një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me dekretin e djeshëm presidencial emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale, apo Diella Ramën, nën përgjegjësinë e Kryeministrit për krijimin dhe funksionimin e saj. Kështu, duke shkelur Kushtetutën dhe në fyerje të inteligjencës, shtohet një dëm kushtetues që është deklarimi si në asnjë vend tjetër të botës se Diella është ministre”, tha Berisha, përcjell A2 CNN. “Këtu nuk kemi thjesht një rast qesharak, por...