29 vite pa Tupac Shakur, legjenda e hip-hop-it që la gjurmë të pashlyeshme

29 vite pa Tupac Shakur, legjenda e hip-hop-it që la gjurmë të pashlyeshme

Sot shënohen 29 vjet nga vdekja tragjike e Tupac Shakur, një nga ikonat më të mëdha të muzikës hip-hop dhe një figurë kulturore me ndikim global. Tupac u qëllua me armë zjarri në Las Vegas më 7 shtator 1996, dhe ndërroi jetë më 13 shtator 1996, në moshën vetëm 25-vjeçare. Megjithëse jeta e tij ishte e shkurtër, ndikimi i tij është i jashtëzakonshëm dhe vazhdon të frymëzojë breza të rinj. Gjatë karrierës së tij, Tupac nuk ishte vetëm një reper i talentuar; ai ishte një zë i fuqishëm për drejtësi, barazi dhe liri, duke trajtuar në këngët e tij tema si pabarazia racore, dhuna në lagje dhe sfidat e komuniteteve të margjinalizuara. Hitet si Changes, Keep Ya Head Up dhe Dear Mama nuk janë thjesht...