Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Pete Davidson rrëfen traumën e humbjes së babait në 11 shtator
Kanë kaluar 24 vite nga sulmet e përgjakshme të 11 shtatorit 2001, por për aktorin dhe komedianin amerikan Pete Davidson, kjo datë mbetet e lidhur përjetësisht me një plagë personale. Atë ditë, ai ishte vetëm shtatë vjeç kur humbi babain e tij, zjarrfikësin Scott Davidson, i cili u vra teksa shpëtonte jetë në Qendrën Botërore të Tregtisë. Në një intervistë për podcast-in “Real Ones” me Jon Bernthal, Davidson kujtoi momentin kur kuptoi se babai i tij nuk do të kthehej më. “Babai më premtoi se do të vinte të më merrte atë ditë, por nuk u shfaq kurrë. Mamaja ime nuk më tha të vërtetën për tre ditë, më thoshte se ishte në punë dhe më ndaloi të shihja televizor. Një mbrëmje ndeza fshehurazi ekranin...