Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kapen dy hajdutët e rrezikshëm në Cërrik (Emrat)
Policia e Cërrikut ka goditur me sukses dy raste të vjedhjes së pronës private, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të ndërmarra menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve. Në pranga ranë dy shtetas: Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Ai dyshohet se, gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka kryer disa vjedhje në një supermarket në qytetin e Cërrikut, duke marrë produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj. K. M., 31 vjeç, banues po ashtu në Cërrik. Sipas hetimeve paraprake, më datë 12.09.2025, ai ka vjedhur një celular nga shtetasi A. H., 62 vjeç.Policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për të identifikuar ndonjë rast tjetër vjedhjeje...