“Ministre e padukshme”, Berisha akuza të forta: Me “Diellën virtuale” Rama do vjedhë edhe më shumë

“Ministre e padukshme”, Berisha akuza të forta: Me “Diellën virtuale” Rama do vjedhë edhe më shumë

Lideri i PD-së Sali Berisha thotë se presidenti i Republikës, Bajram Begaj me dekretin e djeshëm presidencial që emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale ka shkelur jo vetëm Kushtetutën por është dhe në fyerje e inteligjencës Berisha e quajti një shkelje serioze e rëndë e germës dhe frymës së Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve të tij. ReagimiNë një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me dekretin e djeshëm presidencial emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale, apo Diella Ramën, nën përgjegjësinë e Kryeministrit për krijimin dhe funksionimin e saj. Kështu, duke shkelur Kushtetutën dhe në fyerje të inteligjencës, shtohet një...