Shkelja e sigurisë në punë, Muçaj: 883 masa më shumë se në 2024-n, në 7 muaj 35 milionë lekë gjoba

Shkelja e sigurisë në punë, Muçaj: 883 masa më shumë se në 2024-n, në 7 muaj 35 milionë lekë gjoba

Nga janari deri në muajin korrik 2025, Inspektorati i Punës ka kryer rreth 5.500 inspektime, ku në 50 për qind të rasteve janë konstatuar shkelje sa i përket mosrespektimit të Kodit të Punës dhe Sigurisë. Nga shifrat rezulton se për 7-mujorin e parë të 2025-ës janë marrë rreth 900 masa administrative më shumë po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Në këtë periudhë janë realizuar 5.500 inspektime në total dhe janë marrë rreth 2.800 masa. Pra, 50% e inspektimeve të realizuara janë shoqëruar me një masë administrative. Këtu përfshihen pezullimet, paralajmërimet dhe gjobat”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Punës, Eljo Muçaj. Gjatë kontrolleve janë vendosur mbi 130 gjoba që kapin vlerën e 35 milionë lekëve. Pjesa më...