Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Sapo t’i hapim sytë dhe e kuptojmë se jemi gjallë, duhet të ndjejmë se na është ofruar një mundësi tjetër për të bërë gjënë e duhur…
Nga Silvana Kola-LokaFaktin se meqenëse e duam dikë edhe ai do të na dojë gjithashtu! Faktin se meqenëse jemi gjallë dhe mirë sot, do të jemi gjallë dhe mirë edhe nesër! Faktin se meqenëse ia kemi dalë mbanë të arrijmë diçka në jetë, ajo do të vazhdojë të qëndrojë ashtu përgjithmonë!Faktin se mjafton se kemi lidhje gjaku me dikë ne mund të bëjmë ç’të duam me atë se nuk do ta humbasim!Faktin se nëse i jemi gjendur dikujt në nevojë edhe ai do të na gjendet kur të jemi nevojtarë! Faktin se meqenëse dikush qesh atëherë ai është një njeri i lumtur! Faktin se meqenëse ne sillemi mirë me të tjerët edhe të tjerët do sillen mirë me ne!Dhe lista do të mund të vazhdonte...