Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ E bëri sërish, Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste të dhënë drejtpërdrejt për Fox News, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke pretenduar se ka ndërmjetësuar dhe zgjidhur një konflikt “të pazgjidhshëm” mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, një luftë që në fakt nuk ka ndodhur kurrë. Duke folur për sukseset e tij në politikën e jashtme, Trump u shpreh: “Unë zgjidh luftëra që janë të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria kjo zgjati për shumë vite. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit në zyrën time. Njëri tha: ‘Kam vrarë njerëzit e tij për 22 vjet’. Tjetri: ‘Kam vrarë për 7 vjet’. Dhe unë thashë: ‘Le të pajtohemi’.” Mesa duket, Trump ka ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, referuar luftës së vërtetë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabakh, një konflikt...