Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Liqeni ndotet nga ujërat e zeza/ KLSH evidenton mosfunksionimin e zgjidhjes së situatës së krijuar në Tiranë
Përballë Tiranës urbane, “mushkëria e gjelbër” e qytetit po ndotet nga ujërat e zeza. Liqeni Artificial i Tiranës i cili prej vitesh mbledh mijëra shqiptarë si edhe të huajë përreth tij, po dëmtohet nga shkarkimet e ujërave nga bizneset të cilat operojnë në të. Ky shqetësim është ngritur nëpërmjet një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili vë në dukje se strutkurat përgjegjëse publike janë në dijeni të rastit por pa rezultat në marrjen e masave. “Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për evidentimin e shkaqeve dhe...