“Furnizim” me armë pa leje në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë (EMRAT)

“Furnizim” me armë pa leje në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë (EMRAT)

Momenti i arrestimit VLORË- Babë e bir janë arrestuar në flagranë nga Policia e Vlorës, pasi posedonin armë zjarri dhe municion në banesë. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se Bledar Kristo dhe Kreshnik Kristo (babë e bir) akuzohen për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë). Sipas policisë, 49-vjeçari rezulton me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje.  Njoftimi:  Vlorë/Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Duo”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje. Arrestohen në flagrancë babë e bir që posedonin armë zjarri dhe municion në banesë. Sekuestrohen 1...