“Tjetër show propagandistik i Ramës”/ ‘DIELLA’, reagon gazetarja: Mashtrim për të fshehur korrupsionin në Shqipëri

“Tjetër show propagandistik i Ramës”/ ‘DIELLA’, reagon gazetarja: Mashtrim për të fshehur korrupsionin në Shqipëri

E ftuar në një intervistë televizive gazetarja Alba Kepi komentoi reagimet që ka nxitur në Itali dhe më gjerë krijimi i të ashtuquajturës ministre virtuale nga kryeministri Edi Rama. Kepi theksoi se kjo lëvizje nuk është parë aspak si një hap serioz institucional, por si një tjetër manovër propagandistike për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të ushqyer egon personale të Ramës. Sipas Kepit, kjo nuk është hera e parë që kryeministri përdor gratë apo risitë teknologjike si fasadë për të shmangur thelbin: mungesën e transparencës, përkeqësimin e institucioneve dhe rritjen e korrupsionit. Ajo ngriti pyetje të drejtpërdrejta mbi funksionimin, bazën teknologjike dhe kontrollin e kësaj strukture të re, që sipas saj nuk është tjetër veçse një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale...