Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë
Babë e bir janë arrestuar këtë të shtunë në Vlorë, pasi u janë gjetur armë dhe municion në banesë. Në pranga kanë rënë shtetasit: -B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje; -K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë). Njoftimi: Vlorë/Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Duo”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje. Arrestohen në flagrancë babë e bir që posedonin armë...