Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“U rrit me dy etër e me dy nëna”/ Përparim Kabo profil për Reshat Arbanën: Nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes, artisti i jashtëzakonshëm
Nuk gjen shqiptar, kudo në botë, që nuk e njeh Isa Buletinin, te filmi “Nëntori i dytë”, i regjisorit Viktor Gjika, sjellë mjeshtërisht nga Reshat Arbana. Ajo përkulja epike e tij, me palën e flamurit kuq e zi dhe puthja aq njerëzore, që edhe me heshtje duket se thotë se cilët jemi ne shqiptarët, edhe pse historia jonë ka pasur kaq shumë tragjizëm! Nuk ka shqiptar që, kur dëgjon Reshat Arbanën, të recitojë Gjergj Fishtën, Ali Asllanin, Mitrush Kutelin apo Kiplinkun, të mos i thotë frymës së tij: “Ndalu një hop, të lutem! Dua që këtë zë që jehon si i ardhur nga honet e maleve apo nga bjeshkët epike, që gurgullon si ata lumenjtë e harbuar, këtë zë që ngjan me oshëtimin e ortekëve,...