VIDEO – Asgjësohen mbi 9 mijë rrënjë kanabis sativa, shpallet në kërkim një person, procedohet kryeplaku

VIDEO – Asgjësohen mbi 9 mijë rrënjë kanabis sativa, shpallet në kërkim një person, procedohet kryeplaku

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Shosh e Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4403 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Ndrejaj, shtetasin N. V. Në territorin e njësive administrative Kastrat e Qendër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, gjetën dhe asgjësuan 347 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis...