“Ryshfete dhe favore në këmbim të votave”/ Reagon ashpër Këlliçi: Kjo skemë duhet të shembet deri në themel

“Ryshfete dhe favore në këmbim të votave”/ Reagon ashpër Këlliçi: Kjo skemë duhet të shembet deri në themel

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se rrjeti i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës ka hapur kapituj të ri. Këlliçi thekson se njëri nga drejtorët e 5D prej vitesh ka ngritur një skemë për të vjedhur arkën e buxhetit të Bashkisë Tiranë. Këlliçi nënvizon se hapësirat publike janë kthyer në mall tregu, taksat janë përdorur si armë shantazhi dhe zarfet nën dorë janë bërë ligji i heshtur i inspektorëve bashkiakë. “Në qendër të kësaj skeme korruptive që ka lulëzuar për 9 vite me radhë qëndron Arli Naska, tashmë ish-drejtues i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë. Pikërisht aty ku duhej të mblidheshin të ardhurat për shërbime publike, u ngrit një arkë paralele e ryshfeteve dhe favoreve në këmbim të votave”, thotë...