BIRN: ‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama; antiligjore dhe autoritariste

BIRN: ‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama; antiligjore dhe autoritariste

Legjislatura e XI parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi punimet të premten me një seancë konstituese, ku u betuan 140 deputetët e Kuvendit: 83 të Partisë Socialiste që merr mandatin e katërt qeverisës, 50 të Partisë Demokratike me aleatët, 3 të Partisë Socialdemokrate dhe 4 deputetë nga partitë e reja. Puna parlamentare është e ndarë mes angazhimit të deputetëve në komisionet e përhershme, ku shqyrtohen nismat ligjore, dhe seancave plenare, ku votohet për to. Por me nisjen e këtij sesioni të ri, “arkitektura parlamentare” e organizimit të komisioneve pritet të ndryshojë sipas sugjerimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje partie. Të enjten, duke folur para Asamblesë së Partisë Socialiste të mbledhur për të mësuar emrat e kabinetit të ri...