Të dielën protestë në Hagë, nisen drejt Holandës veteranët e UÇK-së: Liri për heronjtë tanë

Të dielën protestë në Hagë, nisen drejt Holandës veteranët e UÇK-së: Liri për heronjtë tanë

Të dielën e 14 shtatorit, në Hagë, do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara. Përgatitjet kanë nisur prej ditësh ndërkohë që veteranë të UÇK-së, por edhe shumë qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur që me 12 shtator drejt Holandës. Me këngë patriotike, rroba me motive ushtarake dhe me thirrje për drejtësi ata u mblodhën rreth 25 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, në Koroman. “Mjaft me padrejtësi. Liri për heronjtë tanë”, shkruhej në bluzën e një qytetari. Mediat në Kosovë shkruajnë se janë shtatë autobusë që janë nisur nga Kosova. Po ashtu edhe shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Europës do të jenë të pranishëm në protestën...