Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Roberto Benigni: Mos shkruani poezi dashurie para moshës 80-vjeçare
Nga Roberto Benigni Mos filloni të shkruani menjëherë poezi dashurie, sepse janë më të vështirat, prisni të paktën nja 80 vjet që të shkruani. Shkruani për tema të tjera, si deti, era, një kalorifer, për një tramvaj me vonesë. Nuk ekziston aspak, një gjë më poetike sesa një gjë tjetër. Poezia nuk është jashtë, është brenda! Poezia je Ti! Vishini mirë poezitë, kërkojini mirë fjalët. Duhet t’i zgjidhni fjalët… ndonjëherë të duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë të vetme. Filloni të zgjidhni, sepse bukuria ka filluar kur dikush mësoi sesi të zgjedhë. Dashurohuni! Dashurohuni, nëse nuk dashuroni është gjithçka e vdekur! Kur dashuron gjithçka bëhet e gjallë, lëviz, ndizet lumturia, shpërthen kënaqësia. Jini edhe të trishtuar dhe të heshtur me madhështi. Fryjini në...