Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
118 vite nga lindja e Mitrush Kutelit, themeluesi i prozës moderne
Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot në 118-vjetorin e lindjes Mitrush Kutelin, një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Dhimitër Pasko, i njohur me emrin e artit si Mitrush Kuteli, lindi në Pogradec më 13 shtator 1907. Shkrimtar, ekonomist, kritik letrar, përkthyes dhe folklorist, ai ishte edhe një ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve. Kuteli gjithashtu cilësohet si themelues i prozës moderne shqipe. Edukimin e nisi në qytetin e lindjes, për ta vazhduar më pas në Selanik të Greqisë. Në vitin 1928 nis studimet në Rumani për shkenca ekonomike, por njëkohësisht ndjek kurse të ndryshme letrare dhe gjuhësh të huaja. U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë “Diplomam Magnam cum Laudæ”...