Qafë Thanë/ Arrestohet 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i kërkuar nga Austria për trafik droge

Qafë Thanë/ Arrestohet 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i kërkuar nga Austria për trafik droge

Një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, pasi rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Shtetasi M. G., banues në Veleshtë, u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare, teksa tentonte të dilte nga territori i Shqipërisë. Gjatë kontrolleve të imtësishme dhe verifikimeve rutinë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u konstatua se ai ishte i kërkuar nga Interpol Viena. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Austrisë, ku autoritetet e drejtësisë e dyshojnë për përfshirje në veprimtari të paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike. Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët austriakë, po vijon procedurat për finalizimin e ekstradimit të të arrestuarit. /vizionplus.tv