Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Asgjësohen 9317 bimë kanabisi në Shkodër, shpallet në kërkim një 52-vjeçar dhe procedohet kryetari i fshatit
Asgjësohen 9317 bimë të dyshuara kanabisi në Shkodër. Për pasojë është shpallur në kërkim një 52-vjeçar, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë. Po ashtu, u procedua penalisht, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Ndrejaj. Njoftimi: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 9317 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa. U shpall në kërkim një 52-vjeçar, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë. Po ashtu, u procedua penalisht, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Ndrejaj. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike. Shërbimet e Drejtorisë Vendore...