Alarmi i ekspertëve: ‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama është antikushtetuese dhe autokratike

Alarmi i ekspertëve: ‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama është antikushtetuese dhe autokratike

Kryeministri propozon riorganizimin e komisioneve parlamentare dhe zgjerimin e tyre, por juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile paralajmërojnë se nisma është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rrezikon të përqendrojë pushtetin në ekzekutiv. Nga Blerina Gjoka, BIRN Legjislatura e XI parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi punimet të premten me një seancë konstituese, ku u betuan 140 deputetët e Kuvendit: 83 të Partisë Socialiste që merr mandatin e katërt qeverisës, 50 të Partisë Demokratike me aleatët, 3 të Partisë Socialdemokrate dhe 4 deputetë nga partitë e reja. Puna parlamentare është e ndarë mes angazhimit të deputetëve në komisionet e përhershme, ku shqyrtohen nismat ligjore, dhe seancave plenare, ku votohet për to. Por me nisjen e këtij sesioni të ri, “arkitektura parlamentare” e organizimit...