Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditën dhe vunë në rrezik jetën e efektivëve të policisë, arrestohen 4 persona në Tiranë, dy prej tyre të mitur
Një 20-vjeçar u arrestua nga oficerët e komisariatit nr.1 pasi është konstatuar në rrugën “Dervish Hima” duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Por në momentin që i është kërkuar që të ndalojë, ka rritur shpejtësinë, ka përplasur automjetin e policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Një 42-vjeçar u arrestua nga policët e komisariatit nr.2 pasi kishte penguar lëvizjen për shkak se kishte parkuar makinën në mënyrë të parregullt. Në këtë moment, kur i është kërkuar që të lëvizë mjetin, ka kundërshtuar dhe në tentativë për t’u larguar, ka shkelur me gomën këmbën e punonjëses së policisë. Edhe dy të mitur, të moshës 16-vjeç, u arrestuan nga efektivët e komisariatit nr.5 pasi kishin shkelur masën e arrestit në shtëpi. Ata nuk i janë...