Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Materazzi për “Derby d’Italia”: Interi të mendojë renditjen; humbja do ta dëmtonte besimin
13 Shtator 2025 11:57 Alfred Lleshi Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane, ka folur për “Derby d’Italia” gjatë një eventi në Milano. Ai komentoi favoritin për titullin e Serie A: “Unë them Napoli. Kur fiton titullin je gjithmonë favorit në sezonin pasardhës, pastaj ata janë forcuar. Sidoqoftë, duhen parë në Champions, si do t’i menaxhojnë ndeshjet çdo tri ditë. Conte është fenomen në fitimin e titujve, por në Champions ka pasur vështirësi, prandaj do të jetë sprovë edhe për të”. Për favoritët e Champions-it: “Unë them Liverpool. Fitoi Premier League, ndërsa sezonin e kaluar u eliminua nga Champions-i sepse u përball me PSG, ku Donnarumma ishte fantastic. Përndryshe mund t’i kishte shkuar deri në fund”. Për “Derby d’Italia”: “Do të jetë një ndeshje...