Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama jeton në një realitet paralel”/ PD, plas akuzat: ‘Durrësi turistik’, fshihet pas pamjeve të rënda të përmbytjeve
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka kërkuar që kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako të japë dorëheqjen duke hedhur akuza se fondet për përmirësimin e infrastrukturës kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve të lidhur me pushtetin. Duke iu referuar reshjeve të shiut të pak ditëve më parë që sollën përmbysjen e qytetit, ajo deklaroi se “kjo situatë dëshmon dështimin sistematik të institucioneve për të garantuar siguri dhe infrastrukturë funksionale, pavarësisht premtimeve dhe fondeve të alokuara ndër vite”. Vangjeli theksoi se kryeministri Edi Rama vijon të jetojë në një realitet paralel, duke shtuar se “vizioni për një port turistik në Durrës fshihet pas pamjeve të rënda të përmbytjeve, që janë realiteti i qytetarëve”. Deklarata e plotë: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër...