Miti ekonomik i turizmit: Ja pse nuk mund ta bëjë një vend të pasur

Miti ekonomik i turizmit: Ja pse nuk mund ta bëjë një vend të pasur

Nga Tasos Kokkinidis, GREEK REPORTER Në shumë pjesë të Evropës Jugore, turizmi lavdërohet si një “industri e rëndë” moderne, një motor i fuqishëm për rritjen ekonomike. Por siç argumentoi së fundmi analisti i lartë Marko Jukic nga ‘Bismarck Analysis’ në ‘Palladium’, ky është një iluzion i rrezikshëm. Përfundimi i tij i prerë: asnjë vend në histori nuk është bërë i pasur nga turizmi, dhe asnjëherë nuk do të bëhet. Të dhënat zbulojnë një varësi të thellë. Në vitin 2019, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar përbënin mbi gjysmën e eksporteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe një pjesë të rëndësishme të Kroacisë, Greqisë, Portugalisë dhe Spanjës. Siç vëren Jukic, disa vende janë më të varura nga turizmi sesa Dubai nga nafta. Megjithatë, kombet që...