Zbrazi karikatorin në mes të lokalit në Shkodër dhe la të vdekur dy persona, armët që iu gjetën autorit

Zbrazi karikatorin në mes të lokalit në Shkodër dhe la të vdekur dy persona, armët që iu gjetën autorit

Autori dhe armët që përdori për krimin SHKODËR- Këto janë dy armët që i janë gjetur autorit të masakrës së Shkodrës, ku mbetën të vdekur dy persona dhe dy të tjerë të plagosur. Bëhet fjalë për një pistoletë model çek dhe një automatik "Scorpion" model izraelit. Armët janë sekuestruar pas arrestimit të autorit, Ragip Gila, i cili mëngjesin e 8 shtatorit hyri në lokalin në Shkodër dhe qëlloi me breshëri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Erogen Brajoviç, i njohur si anëtar i fisit të Bajrave.  armët, pistoletë dhe automatik Autori i ngjarjes, Ragip Gila u arrestua gjatë një tentativë për t'i ikur policisë, ku u aksidentua në dalje të qytetit dhe më pas u largua me këmbë drejt lumit Kir. Por, pas një ndjekje prej disa minutash ai u kap nga Forcat...