Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga pensionet te pronat, vendimmarrjet e para të qeverisë “Rama 4”/ Nga 1 janari, paga minimale…
Me marrjen e detyrës për mandat të katërt, qeveria “Rama 4” ka vënë në plan të parë një sërë vendimesh që synojnë të adresojnë sfidat kryesore sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Mes pritshmërive të qytetarëve për përmirësim të jetesës së përditshme, janë disa prej reformanve që priten të ndryshojnë disa fusha kyçe. MBROJTJA E PRONËS Në qendër të paketës së parë me vendime që po hartohen është mbrojtja e pronës dhe kontrolli i ndërtimeve pa leje. Këshilli i Ministrave synon të miratojë një ligj ose paketë ligjore që ndërhyn me instrumente të reja për të parandaluar ndërtimet jashtë normave, të mos lejojë deformime në projektet arkitektonike dhe të vendosë masa të forta kundër objekteve që shiten “në gropë”. Pra, me leje që nuk përputhen me...