Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re, ngrihen pikëpyetjet mbi dekretin e presidentit për “Diellën…

Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re, ngrihen pikëpyetjet mbi dekretin e presidentit për “Diellën…

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dje Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt që prej vitit 2013. Kreu i shtetit e priti kryeministrin në një takim të shkurtër në Presidencë, ku i dha edhe dekretin. Në dokumentin e nënshkruar prej Begajt, shihet se dekreti ka dy nene, ku përveç dekretimit të Ramës si kryeministër, është shtuar edhe një tjetër nen që ka të bëjë me ministrinë e Inteligjencës Artificiale. “Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella””, thuhet në dekret. PD akuza Begajt Por ky dekret solli reagimin e menjëhershëm të opozitës, e cila përmes Gazment Bardhit e quan antikushtetues dhe qesharak. “Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit...