Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Më 16 shtator konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Hapen 4 kapituj të tjerë negociatash me BE
Shqipëria do të hapë më 16 shtator edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropianë. Vendi ynë do të mbajë të martën, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE. Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 ‘Axhenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme’, duke përfshirë Kapitullin 14 (politika e transportit), 15 (energjia), 21 (rrjetet trans-evropiane) dhe 27 (mjedisi dhe ndryshimet klimatike). Në tryezë janë Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha te rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi. Më 22 maj u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin...